E martë, 04 maj 2010
MBLEDHJA E DYZETEGJASHTË E KOMISIONIT PËR SISTEM POLITIK DHE MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE
Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e dyzetegjashtë, të mbajtur më 3 maj 2010, si trup punues amë i shqyrtoi Propozim-ligjet në vijim:
1. Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për rrogat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë (leximi i dytë);
2. Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për rrogat e gjykatësve (leximi i dytë);
3. Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për rrogat e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë (leximi i dytë);
4. Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për rrogat e prokurorëve publikë (leximi i dytë);
5. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për përmbarim (leximi i parë).
Kryetari i Komisionit, Zoran Petreski, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk janë parashtruar amendamente nga propozuesit e autorizuar për Propozim-ligjet.
Duke pasur parasysh se nuk janë parashtruar amendamente, Komisioni konstatoi që këto Propozim-ligje t’i kalojë në procedurë të mëtejme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.