E premte, 28 maj 2010
TAKIM I GRUPIT TË DEPUTETËVE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR BASHKËPUNIM ME PARLAMETIN E REPUBLIKËS SË SERBISË ME DELEGACIONIN E KËSHILLIT PËR MARRËDHËNIE ME SERBËT JASHT SERBISË
Grupi i deputetëve i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Serbisë sot kishte takim me delegacionin e Këshillit për Marrëdhënie me Serbët jashtë Serbisë.
Në takim, me të cilin kryesonte z. Kërsto Mukoski, morën pjesë anëtarët e grupit të deputetëve z. Abedin Zumberi, z. Ivan Stoilkoviq, z. Amdi Bajram, z. Tome Çingovski, dhe z. Safet Neziri, kurse nga parlamenti i Republikës së Serbisë ishin të pranishëm z. Millorad Buha, shef i delegacionit, anëtarët z. Sinisha Stamenkoviq dhe z. Goran Stefanoviq dhe ambasadori i Republikës së Serbisë në Republikën e Maqedonisë, Shkëlqesia e Tij Tomisllav Gjurin.
Anëtarët e delegacionit të Këshillit për Marrëdhënie me Serbët jashtë Serbisë shprehin interesim për jetën dhe përfaqësimin në institucionet të pakicave të nacionalitetit serb në Republikën e Maqedonisë, me çka u informuan se përfaqësuesit të pakicave serbe në Republikën e Maqedonisë edhe individualisht edhe si të pranuar si subjekt aktiv juridiko-politik pa pengesë i gëzojnë të gjitha të drejtat sipas marrëveshjes bilaterale dhe standardeve më të larta ndërkombëtare.
Në takim u hapën shumë tema për të cilat të dy palët u pajtuan që të vazhdojnë edhe në takimin e rradhës, me qëllim që të forcohet bashkëpunimi ndërmjet tyre.