Pas përfundimit të mbledhjes së 118-të vazhdon mbledhja e 119-të e
KOMISIONI JURIDIK-LIGJVËNËS
Propozimi i rendit të ditës:
1. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar;
2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën e përgjithshme administrative, me procedurë të shkurtuar;
3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për nëpunës shtetërorë, me procedurë të shkurtuar;
4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksion administrativ, me procedurë të shkurtuar;
5. Propozim-ligj për themelimin e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë nga Marrëdhënia e Punës në Shkallë të Dytë, me procedurë të shkurtuar;
6. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për nëpunës publikë, me procedurë të shkurtuar;
7. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore , me procedurë të shkurtuar;
8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrim të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Maqedonisë 2011, me procedurë të shkurtuar.
Propozimi i rendit të ditës plotësohet me:
1. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për ngarkim të Republikës së Maqedonisë me hua te Banka Kreditore për Rindërtim – KfV sipas Marrëveshjes për hua për Projektin “Ujitja e luginës jugore të lumit Vardar – faza II”, me procedurë të shkurtuar;
2. Propozim-ligj për ngarkim të Republikës së Maqedonisë me hua te Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sipas Marrëveshjes për hua për Projektin për ndërtimin e autostradës së Korridorit X, në aksin rrugor Demir Kapi - Smokvicë, me procedurë të shkurtuar;