E martë, 27 mars 2012, Uashington
DEPUTETI ANTONIO MILLOSHOSKI REALIZOI TAKIM ME ZËVENDËS-NDIHMËS SEKRETARIN SHTETËROR, Z. FILIP RIKER
Delegacioni i udhëhequr nga kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, z. Deputeti Antonio Milloshoski në Uashington realizoi takim me zëvendës-ndihmës sekretarin shtetëror, z. Filip Riker.
Tema kryesore në takim ishte integrimi i Republikës së Maqedonisë në NATO.
Kryetari Milloshoski nënvizoi se kontributin të cilin Maqedonia e ka dhënë për NATO-n, së bashku me aktgjykimin e qartë të Gjykatës në Hagë duhet të jenë argumente më të fuqishme në duart e vendeve të angazhuara për hapjen e dyerve të Aleancës veriatlantike.