E hënë, 12 mars 2012
MAQEDONIA NË AGJENDËN E PARLAMENTIT EVROPIAN
Parlamenti evropian prej 12 deri 15 mars do të mbajë seancë plenare në Strasburg, ku do të debatohet për progresin e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe pas përfundimit të debatit do të votohet.
Në Draft-rezolutën për Maqedoninë është potencuar se duhet të caktohet datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.
Përveç Maqedonisë, në rend dite do të jetë edhe progresi i Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Islandës.
Në Strasburg do të diskutohet edhe për barazinë ndërmjet grave dhe burrave, ku në veçanti do të theksohet përfaqësimi i grave në vendimet politike, si dhe për rezultatin nga Samiti më 1 dhe 2 mars.
Gjithashtu, në rend dite për diskutim do të jenë edhe zgjedhjet në Rusi dhe Kazakistan, sulmet terroriste në Nigeri, të drejtat e njeriut dhe demokracia.