E enjte, 15 mars 2012
MBLEDHJA E KATËRMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR PUNË DHE POLITIKË SOCIALE
Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, si trup punues amë, në Mbledhjen e Katërmbëdhjetë, të mbajtur më 12 mars 2012, i shqyrtoi:
- Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për organizata të invalidëve - leximi I;
- Propozim-ligj për ratifikimin e Konventës për kryerje të punës në shtëpi;
- Propozim-ligj për ratifikimin e Konventës për kornizë promovuese për siguri dhe shëndet gjatë punës;
- Propozim-ligj për ratifikimin e Konventës për mbrojtje të amësisë;
- Propozim-ligj për ratifikimin e Konventës për agjenci private për punësim.
Nevojën nga miratimi i Propozim-ligjeve e arsyetoi përfaqësuesi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, z. Ibrahim Ibrahimi, i cili theksoi se shkaku për ndryshim të ligjeve është harmonizimi me ligjet tjera.
Në diskutim për Propozim-ligjet morën pjesë deputetet: z-nj. Radmilla Shekerinska dhe z-nj. Cvetanka Ivanova, si dhe përfaqësuesja e LSM-së, z-nj. Danica Mihajllovska.
Komisioni, në bazë të nenit 141 paragrafi 1 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe në bazë të diskutimit, konstatoi se ka nevojë nga miratimi i tyre, duke i pasur parasysh parimet mbi të cilat bazohen Propozim-ligjet, marrëdhëniet themelore që rregullohen me ligjet dhe mënyra në të cilën propozohet rregullimi i tyre.
Në bazë të nenit 142 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale, unanimisht konstatoi se Propozim-ligjet pranohen dhe i propozoi trupit punues amë t'i japë në lexim të mëtejshëm, respektivisht në lexim të dytë.