E hënë, 19 mars 2012
VIZITA PËRSHËNDETËSE E AMBASADORIT TË REPUBLIKËS SË PORTUGALISË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, Z. LUIS DE ALMEIDA SAMPAJO


Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Jani Makraduli sot realizoi takim me ambasadorin e Portugalisë me seli në Beograd, z. Luis de Almeida Sampajo.
Në takimin u diskutua për gjendjen aktuale politike dhe ekonomike në Republikën e Maqedonisë, si dhe për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Portugalisë për të cilin bashkëbiseduesit theksuan se është i shkëlqyeshëm si dhe u angazhuan që edhe më tutje ky bashkëpunim të përforcohet.
Në këtë kontekst u nënvizua se duhet të fillohet me bashkëpunimin e afërt ndërmjet të dy parlamenteve, veçanërisht për faktin që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka formuar Grup parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentin e Republikës së Portugalisë.
Gjatë diskutimit u trajtuan çështje me interes të përbashkët për të dy shtetet dhe për të dy parlamentet, me ç'rast u theksua që të bëhen përpjekje për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy shteteve dhe për bashkëpunim më intensiv në plan multilateral.