Е hënë, 7 mars 2011
KRYETARI VELJANOSKI I DËSHIROI PUNË TË SUKSESSHME SHEFIT TË SAPOEMËRUAR TË DELEGACIONIT TË BE-SË, E.T. PITER SORENSEN

Kryetari i Kuvendit të Republikës se Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, e pranoi shefin e sapoemëruar të Delegacionit të Bashkimit Evropian, E.T. Piter Sorensen. Duke i dëshiruar sukses në realizimin e funksionit, Kryetari Veljanoski shprehu se janë plotësisht të gatshëm dhe të hapur për bashkëpunim të drejtpërdrejtë me z. Sorensen për gjetje të zgjidhjes për çdo çështje të rëndësishme për progresin tonë eurointegrues.
Lexo më shumë
E mërkurë, 9 mars 2011
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME MINISTRIN SLLOVEN PËR PUNË TË JASHTME, Z. SAMUEL ZHBOGAR

Në takim të dy anët marrëdhëniet bilaterale i vlerësuan si shumë të mira në të gjitha sferat e politikës, kulturës dhe ekonomisë, ndërsa janë edhe në interes të të dy shteteve dhe për këtë ato vazhdimisht mbindërtohen dhe zgjerohen. Kryetari Trajko Veljanoski posaçërisht e theksoi bashkëpunimin ndërmjet dy parlamenteve edhe atë në të gjitha nivelet, nga grupet për miqësi, komisionet dhe në nivel të takimeve të rregullta të kryetarëve. Duke folur për gjendjet aktuale, Kryetari i Kuvendit Veljanoski theksoi se në praktikën evropiane të demokracisë parlamentare që moti është braktisur bojkoti si metodë e presionit
Lexo më shumë
E mërkurë, 23 mars 2011
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME PRESIDENTIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Z. BEXHET PACOLLI

Marrëdhëniet në mes të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës janë shumë të mira dhe kanë trend në rritje-kjo u theksua në takimin e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Z. Trajko Veljanoski, me Presidentin e Republikës së Kosovës, Z. Bexhet Pacolli.
Lexo më shumë
E enjte, 31 mars 2011
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME NDIHMËSIN E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË NATO-S PËR MARRËDHËNIE POLITIKE DHE POLITIKË TË SIGURISË, Z. DIRK BRENGELMAN

Në takim, Kryetari Veljanoski theksoi se siguria e një shteti, rajoni, por edhe më gjerë, nuk mund të bazohet vetëm mbi armët, armatën dhe policinë, por para së gjithash në ndërtimin e gjendjeve stabile politike dhe ekonomike. Pikërisht në këtë drejtim është edhe puna e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, si në procesin e miratimit të ligjeve, ashtu edhe në realizimin e rolit mbikëqyrës të Parlamentit mbi pushtetin ekzekutiv. Fakti që Raporti për progresin e Republikës së Maqedonisë nga Komisioni Evropian jep vlerësim pozitiv edhe për Parlamentin edhe për shtetin, dhe që Raporti përmban rekomandim për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, tregon se jemi në rrugën e drejtë dhe se punojmë mirë në realizimin e agjendës euroatlantike.
Lexo më shumë