E premte, 16 mars 2012
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E MALIT TË ZI, Z. FILIP VUJANOVIQ
Në takimin të dy palët i theksuan marrëdhëniet shumë të zhvilluara ndërmjet të dy shteteve që shënojnë progres. Kryetari i Kuvendit, z. Trajko Veljanoski nënvizoi rolin e Republikës së Maqedonisë dhe Malit të Zi në zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon, gjë që kontribuon në stabilitetin e saj dhe integrimin euroatlantik të të gjitha shteteve.
Në atë aspekt, kryetari Veljanoski i uroi edhe njëherë kryetarit të Malit të Zi Vujanoviq për progresin e Malit të zi në këto procese. Kryetari i Kuvendit, z. Trajko Veljanoski në veçanti theksoi bashkëpunimin parlamentar.
Shpresoj se në të ardhmen ky bashkëpunim ndërmjet parlamenteve tona do të thellohet me theks mbi rolin e parlamenteve nacionale në proceset e integrimit tonë euroatlantik.
Kryetari Veljanoski u përqendrua edhe në marrëdhëniet ekonomike duke theksuar se ekziston potencial për zhvillimin e tyre më të madh. Madje duhet të koncentrohemi në qasjen rajonale në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike meqë në atë mënyrë më lehtë mund të inkuadrohemi në trendet evropiane dhe trendet globale ekonomike, përkatësisht të jemi vend atraktiv për investuesit e huaj.
Kryetari i Malit të zi, z. Filip Vujanoviq edhe njëherë shprehu kënaqësi dhe falënderim për ndihmën të cilën Maqedonia ia jep Malit të Zi në proceset e integrimit euroatlantik. Të gjithë e kemi të qartë se Maqedonia që moti i ka plotësuar kushtet për anëtarësim në NATO, ndërsa un personalisht shpresoj se aktgjykimin në Hagë do ta respektojnë të gjitha subjektet dhe organizatat ndërkombëtare.
Kryetari i Malit të Zi Filip Vujanoviq, gjithashtu theksoi nevojën dhe mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit rajonal në sferën e ekonomisë veçanërisht në projektet më të mëdha infrastrukturore dhe rrugore.