E hënë, 11 mars 2013
SEANCË PLENARE E PARLAMENTIT EVROPIAN
Parlamenti Evropian prej 11 deri më 14 mars do të mbajë seancë plenare në Strasburg, në të cilën me rastin e 8 marsit të kaluar – Dita ndërkombëtare e gruas, do të bëhet fjalë për investim në trajnime të vendeve të punës dhe sipërmarrje të grave, për stereotipat gjinorë në Bashkimin Evropian dhe mbrojtjen e të drejtave të grave në Afrikën Veriore.
Këto katër ditë, deputetët evropian do të diskutojnë edhe për buxhetin e Bashkimit, prioritetet e Samitit të BE-së dhe numrin e deputetëve në Parlamentin Evropian pas Zgjedhjeve 2014.
Gjithashtu, do të bëhet fjalë për masat për promovimin e rritjes së vendeve të punës, për arsim dhe mbrojtje shëndetësore. Eurodeputetët do të angazhohen për një politikë të re bujqësore të BE-së, e cila do të garantojë siguri të ushqimit dhe bujqësi më ekologjike.
Në rend dite do të jenë edhe integrimi i emigrantëve në BE, ballafaqimi me racizmin dhe ksenofobinë, rregullimi i ndeshjeve sportive, gjendjet aktuale në Egjipt, Korenë Veriore, Ukrainë, Siri dhe Mali, të drejtat e njeriut dhe demokracia.