E mërkurë, 18.03.2009, Novi Sad

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË TRAJKO VELJANOSKI SOT NË NOVI SAD U TAKUA ME KRYETARIN E KUVENDIT TË KRAHINËS AUTONOME TË VOJVODINËS, Z. SHANDOR EGERESHI

Në kuadër të vizitës dyditore në Republikën e Serbisë kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski u takua edhe me kryetarin e Kuvendit të Krahinës Autonome të Vojvodinës, z. Shandor Egereshi, duke theksuar me këtë rast, se vizita në Republikën e Serbisë nuk do të ishte e plotë nëse nuk do ta vizitonte edhe Vojvodinën. Gjatë  kohës së  bisedimeve të përzemërta, z. Egereshi shprehu kënaqësi të madhe nga vizita e  kryetarit  Veljanoski duke propozuar me këtë rast tema konkrete për bashkëpunim më të afërt si në nivelin lokal, ashtu edhe në nivel  të afaristëve, me iniciativë për organizim të forumeve të ndërsjella afariste  në Vojvodinë dhe në Republikën e Maqedonisë, me çka do të përforcohej bashkëpunimi ekonomik. Z. Egereshi, inicioi nënshkrim të  marrëveshjes kornizë ndërmjet parlamenteve të Republikës së Serbisë dhe Republikës së Maqedonisë,  në të cilën do të përfshihej edhe bashkëpunimi me Krahinën Autonome të Vojvodinës në  më shumë lëmi, e cila u pranua nga ana e kryetarit Veljanoski.



E martë, 17.03.2009, Beograd

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, ZOTËRI TRAJKO VELJANOSKI U TAKUA ME KRYETAREN E KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS SË SRBISË, ZONJËN SLAVICA GJUKIQ DEJANOVIQ

Në takim të dy kryetarët shprehën kënaqësinë e dyanshme për rritjen e bashkëpunimit parlamentar dhe u angazhuan për thellimin dhe përforcimin e tij. Kryetari i Kuvendit të Republikë së Maqedonisë, zotëri Trajko Veljanoski i ftoi grupet parlamentare për bashkëpunim dhe komisionet e të dyja parlamenteve që ta përtërijnë dhe ta intensifikojnë bashkëpunimin. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nikoqires së vet ia barti përvojat dhe sugjerimet të cilat kanë dalë nga aktivitetet dhe takimet të cilat i kishte në rajon dhe në Konferencën e mëparshme të kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të UE-së në Paris. Gjithashtu theksi u vu edhe në aktivitetet me të cilat nxitet bashkëpunimi ndër fqinjësor dhe rajonal në të gjitha sferat



17.03.2009

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI NË KUADËR TË VIZITËS ZYRTARE DYDITORE NË REPUBLIKËN E SËRBISË U TAKUA ME KRYETARIN E QEVERISË SË REPUBLKËS SË SËRBISË, Z. MIRKO CVETKOVIQ

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, dhe Kryetari i Qeverisë së Republikës së Serbisë, z.Mirko Cvetkoviq, e vlerësuan vizitën si një hap përpara drejt rinovimit në frymën e fqinjësisë së mirë, besimit dhe raportit miqësor të dy vendeve fqinje. Në fillim të takimit Kryetari Veljanoski informoi për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe lokale të cilat janë të rëndësishme për vendin dhe integrimin tonë evropian. Kryetari Veljanoski theksoi që në kontekst të procesit eurointegrues, Republika e Maqedonisë i plotësoi kushtet për marrjen liberalizimit të vizave si dhe marrjen e datës për fillimin e negociatave. Edhe kryeministri Cvetkoviq dha shpresën që Republika e Serbisë do të fitojë liberalizimin e vizave gjatë vitit 2009 dhe se do të vazhdojë të ec edhe matej drejt integrimit evropian.



E martë, 10.03.2009, Shkup

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBKLIKËS SË MAQEDONISË Z. TRAJKO VELJANOSKI E PRITI KRYETARIN E REPUBLIKËS SË ÇEKISË DHE KRYESUES I KËSHILLIT EVROPIAN, Z. MIREK TOPOLANEK I CILI ËSHTË NË VIZITË ZYRTARE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Duke i theksuar marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet dy shteteve, e në këtë kuadër edhe të dy parlamenteve, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanoski, theksoi veçanërisht se Kuvendi shumë seriozisht punon në harmonizimin me legjislacionin evropian dhe në realizimin e reformave. Duke përkujtuar se për dhjetë ditë tek ne do të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe lokale, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanoski, theksoi se duke e përcjellur rrjedhën e deritanishme të procesit zgjedhor, përfshirë këtu edhe fushatën, zgjedhjet do të kalojnë në atmosferë të drejtë dhe demokratike. Dua të përkujtoj se Republika e Maqedonisë qëmoti i ka plotësuar të gjitha kushtet ligjore edhe teknike, kur bëhet fjalë për liberalizimin e regjimit të vizave. Prandaj presim që Komisioni evropian në kohën e kryesimit tuaj, do të miratojë vendim për liberalizimin e vizave, ndërsa deri në fund të vitit presim që ta fitojmë datën për fillimin e bisedimeve. Kryesuesi i Komisionit evropian dhe kryetar i Qeverisë Çeke, z. Mirek Topolanek, theksoi se Çekia edhe mëtej do ta realizojë politikën e dyerve të hapura, kur bëhet fjalë për zgjerim të Unionit Evropian. Në këtë kuadër Çekia si deri tani, parimisht do ta përkrahë Republikën e Maqedonisë në rrugën e saj në strukturat euroatlantike.



E martë 10.03.2009

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË TRAJKO VELJANOSKI, SOT E PRANOI AMBASADORIN E RI TË EMËRUAR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, SHKËLQESINË E TIJ ARBEN ÇEJKU

Në takim Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanoski edhe njëherë i theksoi marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve, dhe në ato suaza edhe bashkëpunimin e të dyja parlamenteve, dhe atë në të gjitha nivelet. Ky bashkëpunim dhe marrëdhënie edhe mëtutje duhet të zhvillohen dhe me këtë rast si dimension dhe kualitet i ri të jetë bashkëpunimi rajonal. Në këtë aspekt Kryetari Trajko Veljanoski theksoi se rëndësi të veçantë ka Korridori 8, për të cilin kanë biseduar me kryetaren e Parlamentit të Shqipërisë zonjën Jozefina Topalli, gjatë kohës së vizitës në Tiranë. Në takim, ambasadori i Republikës së Shqipërisë Arben Çejku duke i përcjellë edhe përshëndetjet e kryetares së Parlamentit të Shqipërisë Jozefina Topalli, drejtuar kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanoski, theksoi se Shqipëria në Republikën e Maqedonisë sheh një partner të rëndësishëm në bashkëpunimin bilateral, por dhe rajonal. Prandaj beson, se këtë bashkëpunim edhe mëtutje do ta zhvillojmë, meqë është në interes të përbashkët edhe të rajonit edhe të Evropës.



E premte, 06.03.2009, Sofje

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI SOT NË SOFJE BISEDOI ME KRYETARIN E REPUBLIKËS SË BULLGARISË, Z. GEORGI PËRVANOV

Në takim morën pjesë edhe anëtarët e delegacionit tonë, deputetët Cvetko Grozdanov, Roza Topuzova Karevska dhe Sonja Mirakovska. Kryetari i Republikës së  Bullgarisë, theksoi se marrëdhëniet e mira fqinjësore me Republikën e  Maqedonisë në të gjitha sferat, janë  njëri nga principet themelore të politikës së jashtme bullgare, sepse kjo është në interes si të dyja shteteve, ashtu edhe të rajonit në përgjithësi. Angazhimi ynë është që Republika e Maqedonisë të integrohet në struktura euroatlantike, me çka do të sigurohet stabiliteti i tërë rajonit. Qëndrimi dhe bindja ime personale është që kontesti me emrin nuk guxon të jetë pengesë për këtë, theksoi kryetari bullgar, z. Georgi Përvanov.



E enjte, 05.03.2009

DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË I UDHËHEQUR NGA KRYETARI Z. TRAJKO VELJANOSKI, NË TË CILIN JANË EDHE DEPUTETËT CVETKO GROZDANOV, ROZA TOPUZOVA KAREVSKA, SONJA MIRAKOVSKA, NË VIZITË ZYRTARE NË BULLGARI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski dhe anëtarët e delegacionit tonë nga kryetari i Kuvendit Popullor të Republikës së Bullgarisë z. Georgi Pirinski, u pritën me nderime më të larta shtetërore. Kryetari Trajko Veljanoski i shoqëruar nga nikoqiri i vet z. Pirinski, vendosi kurorë në përmendoren e Luftëtarit të panjohur.

Click