KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E martë, 24.03.2009, Strazburg

SEANCË  E PARLAMENTIT EVROPIAN

Parlamenti evropian dje e filloi seancën plenare, e cila do të zgjasë deri më 26 mars. Temë qendrore e kësaj seance do të jetë kriza ekonomike dhe mënyrat e mundshme të zgjidhjes së gjendjes së tanishme. Si të shfrytëzohen në mënyrë efetkitve fondet strukturore, ardhmëria e industrisë automobilistike  në shtetet anëtare të  BE-së, mundësia për rritjen e  tatimit të prodhimeve  nga industria e duhanit, janë thekset  kryesore të këtij debati. Gjithashtu do të debatohet edhe për çmimin e ushqimit  dhe prodhimeve ushqimore në BE.

Këshilli për zhvillimin rajonal do ta paraqesë raportin e tij për zgjidhjet më të mira në praktikë për realizimin e politikës rajonale, si dhe efetket  nga  zhvillimi urban.
Anëtarët  e Këshillit paralajmërojnë se është e nevojshme që të thjeshtësohet procedura, por edhe të miratohet ndarje më e qartë e përgjegjësive kur bëhet fjalë për projekte në nivel rajonal. Në raport  theksohet se zhvillimi urban duhet të jetë prioritet strategjik i BE-së, duke u nisur nga fakti se 80% nga qytetarët e BE-së jetojnë në qytete.

Vëmendje të  veçantë parlamentarët  do t’i kushtojnë edhe organizimit të takimit të kryesisë së grupit G-20, në të cilin do të mblidhen ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve  më të zhvilluara të botës dhe BE-së si treg i përbashkët.  Mbledhja e G-20 do të mbahet më 2 prill 2009, ndërsa për këtë sot para Parlamentit evropian  pritet  që të flasë kryeministri britanik Gordon Braun.

a

Na ndiqni në:

Click