E premte, 27 nëntori 2009
U SHPALL PËRBËRJA E KOMISIONIT TË RI EVROPIAN
Kryetari i Komisionit Evropian, z. Zhoze Manuel Baroso, në pres-konferencën në Bruksel, e shpalli ekipin e tij të ri, i cili do të duhet të fillojë me punë në fillim të vitit të ardhshëm, pasi të verifikohet nga Parlamenti Evropian. Komisar i ri për zgjerim do të jetë z. Shtefan Fule nga Çekia, i cili do të trashëgojë z. Oli Renin.
"Jam i kënaqur që mund ta prezantojë Komisionin e ri. Dua t’i falënderoj vendeve-anëtare për nominimet e tyre të shkëlqyeshme. E përshëndes kthimin e trembëdhjetë anëtarëve të vjetër të Komisionit dhe mendoj se arritëm një mikst të mirë të aftësisë, përvojës dhe gjinisë", deklaroi z. Baroso.
Komisionin e ri Evropian e përbëjnë:
- Johanes Han (Austri)-politikë rajonale;
- Karel de Guht (Belgjikë)-tregti;
- Rumjana Zheleva (Bullgari)-bashkëpunim ndërkombëtar, ndihmë humanitare dhe veprim gjatë krizave;
- Ketrin Eshton (Britani e Madhe)-përfaqësuese e lartë e Politikës së Jashtme dhe zëvendëskryetare e Eurokomisionit;
- Gunter Jotinger (Gjermani)-energjikë;
- Marija Damanaku (Greqi)-lundërtari dhe peshkatari;
- Koni Hedegard (Danimarkë)-klimë;
- Sim Kallas (Estoni)-transport, zëvendëskryetar i Komisionit;
- Меri Xhоhegан Кuin (Irlandë)- hulumtim dhe inovacione;
- Hoakin Almunija (Spanjë)-konkurrencë;
- Antonio Tajani (Itali)-industri, zëvendëskryetar i Komisionit;
- Andrula Vasiliu (Qipro)-arsim, kulturë, shumëgjuhësi;
- Andris Piebalis (Letoni)-zhvillim;
- Aligirdas Shemeta (Lituani)-unioni tatimor dhe doganor, revizion dhe luftë kundër mashtrimit;
- Vivian Reding (Luksemburg)- jurisprudencë dhe të drejta themelore;
- Xho Dali (Malta)- shëndetësi dhe mbrojtje të shfrytëzuesve;
- Janush Levandovski (Poloni)-buxhet dhe financa;
- Zhoze Manuel Baroso (Portugali) – kryetar i Eurokomisionit;
- Daçian Çolosh (Rumani)-bujqësi;
- Marosh Shefçoviç (Sllovaki)-zëvendëskryetar i KE për marrëdhënie ndërinstitucionale dhe administratë;
- Janez Potoçnik (Slloveni)-ekologji;
- Laslo Andor (Hungari)-politikë sociale dhe të punës;
- Oli Ren (Finlandë) –ekonomi dhe politikë të jashtme;
- Mishel Barnie (Francë)-treg i brendshëm;
- Neli Krus (Holandë)- digjitalizim;
- Shtefan Fule (Çeki)-zgjerimi i politikës së fqinjësisë së mirë;
- Sesilija Malmstron (Suedi)- Punë të Brendshme.