E mërkurë, 4 nëntor 2009
NËNKRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. JANI MAKRADULI NË KONFERENCËN BOTËRORE E- PARLAMENT 2009 NË UASHINGTON E PREZANTOI ZGJIDHJEN MAQEDONASE


Në kuadër të hapjes së Konferencën botërore e-Parlament 2009 në Uashington, në sesionin hyrës: “Zbatimi i IKT në zhvillimin e institucioneve demokratike’’, në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, fjalim të vetin pati nënkryetari, z. Jani Makraduli. Ai e prezantoi zgjidhjen për e-Parlament të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, që është nga Qendra globale për zbatimin e IKT zgjidhjeve në parlamente dhe UIP (Unioni interparlamentar) u zgjodh si një nga shembujt më të suksesshëm në botë.
Moderatori i sesionit, kryetari i Kuvendit Nacional të Kongos, Xhastin Komba, theksoi se me këtë zgjidhje në Kuvend është arritur përparim i madh, dhe iu bashkëngjit nxitjes së nënkryetarit Makraduli, ndaj vendeve në zhvillim, që ta ndjekin këtë shembull, sepse zbatimi i IKT teknologjive në parlamente e forcon kapacitetin e tij demokratik.
Pas prezantimit, disa përfaqësues të parlamenteve të vendeve të ndryshme shprehën interes për bashkëpunim të ardhshëm.