E mërkurë, 4 nëntor 2009
KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOVSKI, MORI PJESË NË FJALIMIN E KANCELARES GJERMANE MERKEL NË KONGRESIN E SHBA DHE U TAKUA ME SPIKERIN E DHOMËS PËRFAQËSUESE PELOSI


Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski pati mundësinë e rrallë ta përcjellë fjalimin e kancelares gjermane, znj. Angela Merker në Kongresin e SHBA-së.
Në hapjen e Konferencës botërore e-Parlamenti 2009 në Uashington, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovksi, u takua me kryetaren e Dhomës Përfaqësuese të SHBA-së znj. Nensi Pelosi, e cila për nder të kryetarëve të parlamenteve-pjesëmarrëse të Konferencës organizoi pritje në kabinetin e saj.
“Dhuratën e pranoj në emër të popullit të Amerikës’’, theksoi spikeri Pelosi, duke pranuar dhuratën nga delegacioni i Maqedonisë, kopjen e qafores së arit nga shekulli VI, e gjetur në Trebenishtë, Ohër.