E premte, 11 nëntor 2011
MBLEDHJA E DYMBËDHJETË E KOMISIONIT JURIDIKO-LIGJVËNËS
Komisioni Juridiko-Ligjvënës i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e Dymbëdhjetë e mbajtur më 9 nëntor 2011, e shqyrtoi:
- Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për vlerësim, me procedurë të shkurtuar.
Kryetarja e Komisionit, znj. Bllagorodna Duliq, i njoftoi deputetet se ne afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente nga propozues të autorizuar.
Për Propozim-ligjin në Komision mori pjesë deputeti, z.Oliver Spasovski.
Ketë Propozim-ligj Komisioni e përcolli në procedurë të mëtejmë në Kuvendin e Republikës se Maqedonisë.