E enjte, 24 nëntor 2011
MBLEDHJA E GJASHTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e sotme të shtatë, në lexim të dytë shqyrtoi:
Komisioni për Çështje Ekonomike si trup punues amë për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrje publike e shqyrtoi Amendamentin e nenit 1, paragrafi (1), i parashtruar nga deputetët Bllagoja Stojanovski dhe Pançe Orcev, me numër arkivor 07-4400/2.
Amendamentin e parashtruar e arsyetuan deputetët z. Bllagoja Stojanovski dhe z. Pançe Orcev.
Në debatin lidhur me amendamentin e parashtruar morën pjesë kryetari i Komisionit për Çështje Ekonomike z. Ljubisav Ivanov-Xingo, anëtari i Komisionit z. Stojko Paunovski, deputetët z. Bllagoja Stojanovski dhe z. Pançe Orcev dhe zëvendësministrja e Ekonomisë, znj. Katerina Kosteska.
Komisioni për Çështje Ekonomike me shumicë votash nuk e miratoi amendamentin e propozuar.
Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për metrologji, kryetari i Komisionit i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk janë parashtruar amendamente nga përfaqësues të autorizuar.
Komisioni për Çështje Ekonomike konkludoi që të dy Propozim-ligjet t'i përcjellë në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.