E premte, 4 nëntor 2011
MBLEDHJA E GJASHTË E KOMISIONIT PËR MBROJTJE DHE SIGURI
Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e pestë, të mbajtur më 1 nëntor 2011, si trup punues amë shqyrtoi:
- Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për të huajt (leximi i dytë);
- Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për punët e brendshme (leximi i dytë);
- Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë (leximi i dytë);
- Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për armë (lexim i dytë).
- Propozim-ligj për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor në Afganistan në përbërje të Forcave Ndërkombëtare për Përkrahje të Sigurisë të Afganistanit - ISAF.
Për të katër Propozim-ligjet deri në afatin e paraparë për parashtrimin e amendamenteve, nuk u parashtruan amendamente nga propozuesit e autorizuar.
Zëvendësministri i Mbrojtjes e arsyetoi nevojën për miratimin e Vendimit për dërgimin e pjesëtareve të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor në Afganistan në përbërje të Forcave Ndërkombëtare për Përkrahje të Sigurisë të Afganistanit - ISAF.
Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri njëzëri i propozoi Kuvendit të Republikës ës Maqedonisë që ta shqyrtojë dhe miratojë këtë Propozim-vendim.
Ne fund të debatit, Komisioni, gjithashtu, vendosi që Propozim-ligjet e lartpërmendur t'i përcjellë në procedurë të mëtejme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.