E premte, 4 nëntor 2011
MBLEDHJA E PESTË E KOMISIONIT PËR ARSIM, SHKENCË DHE SPORT
Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e pestë, të mbajtur më 2 dhe 3 nëntor 2011 shqyrtoi:
- Propozim-ligj për të rinjtë (leximi i dytë);
- Vendim statutar për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup (faza I);
- Vendim statutar për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup (faza I);
- Vendim statutar për ndryshimin e Statutit të Universitetit "Goce Delçev" - Shtip (faza I).
Në mbledhjen, Komisioni nuk dha vërejtje për të tre Vendimet statutare dhe e pranoi Mendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Vendimet.
Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport i propozoi Komisionit Juridiko-Ligjvënës që t'i inkorporojë vërejtjet nga Mendimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe t'i dorëzojë te Universiteti "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup dhe te Universiteti "Goce Dellçev" - Shtip.
Materiali i Propozim-ligjit për të rinj (leximi i dytë) u tërhoq.