E Premte, 14 nëntor 2011
SEANCA PLENARE E PARLAMENTIT EVROPIAN
Parlamenti Evropian prej sot deri në 17 nëntor mban seancë plenare në Strazbur, në të cilën, ndër të tjerash, do të shqyrtohet programi punues i Komisionit Evropian për vitin e ardhshëm.
Mbledhjen e hapi kryetari i Parlamentit Evropian, z. Jerzhi Buzek, më pas duke shprehur ngushëllim për viktimat nga tërmeti i fundit në Turqi dhe vërshimet në Itali dhe Francë. Ai fliste për situatën politike në Ballkanin Perëndimor dhe Afrikën Veriore, për të drejtat e njeriut, si dhe për menaxhimin ekonomik.
Në ditën e parë të mbledhjes, u diskutua për atë se si t'u mundësohet mjekëve, inxhinierëve, dentistëve dhe specialistëve tjerë të punojnë në shtetet tjera në kuadër të Unionit Evropian.
Gjithashtu u diskutua për pengesat në komunikacionin hekurudhor në UE dhe nevojën për hyrjen e operatorëve të rinj në këtë treg, të cilat do të ofrojnë shërbime më të mira.
Gjatë ditës së djeshme, eurodeputetët do të zhvillojnë debat për rolin e UE-së në mëkëmbjen e menaxhimit ekonomik, si dhe thjeshtimin e politikës kohezive dhe bujqësore të UE-së.
Të mërkurën në rend ditë do të jetë diskriminimi dhe cenimi i të drejtave njerëzore të Romëve, ndërsa do të debatohet edhe për ndryshimet klimatike në prag të Samitit të OKB-së për klimën në Durban, Afrika Jugore.
Dita e njëjtë, në ceremoninë solemne, europarlamentari i parë, z. Jerzhi Buzek, do ta ndajë shpërblimin filmik "Luks".
Ditën e fundit të seancës plenare, anëtarët e Parlamentit Evropian do të diskutojnë për luftën kundër peshkimit joligjor në nivel global, për internetin në Evropë, si dhe për Samitin UE-SHBA, i cili do të mbahet më 28 nëntor në Uashington.