Е enjte,11 nëntor 2010

Maqedonia tregoi sukses diplomatik në kryesimin me Komitetin e ministrave të KE-së

Republika e Maqedonisë tregoi sukses të madh diplomatik për rolin  të cilin e udhëhoqi KE-së në Evropë në Gruzi, për ndihmën në deblokimin e procesit paqësor në rajonin e Osetisë Jugore, si dhe për mënyrën në të cilin arritën të kenë pëlqim te të gjithë 47-të vendet anëtare të KE-së rreth miratimit të Deklaratës së Romëve nga Strasburgu , ishte vlerësuar në takimin djeshëm të Komitetit të ministrave të KE-së, kur vendit tonë i dorëzuan rolin e kryesimit Republikës së Turqisë.



E mërkurë, 10 nëntor 2010

Raporti vërtetoi se Maqedonia është e përgatitur për bisedimet aderuese

‘’Ky raport vërteton se vendi është i përgatitur për fillimin e bisedimeve aderuese. Këto bisedime do t'i ndihmojnë që të ballafaqohet me sfida të rëndësishme, siç është sundimi i së drejtës dhe administrata publike, si dhe rritja e konkurrencës dhe zvogëlimin papunësisë. Pres që kjo çështje për emrin mund të jetë zgjidhur dhe do të mund ta fillojmë këtë proces i cili është me rëndësi të veçantë për të ardhmen e shtetit’’-kumtoi eurokomesari për zgjerim, z.Shtefan File, në pres -konferencën e djeshme në Bruksel, duke sqaruar edhe Raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2010



E mërkurë, 10 nëntor 2010

Maqedonia i dorëzon Turqisë kryesimin me Komitetin e ministrave të Këshillit të Evropës

Më 1097 takimi i Komitetit të ministrave të Këshillit të Evropës, sot në Strasburg, Republika e Maqedonisë e përfundon kryesimin me këtë organizatë panevropiane për mbrojtjen  e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe të drejtës për sundim.



E martë, 9 nëntor 2010

KOMITETI EVROPIAN DO TA PREZANTOJË RAPORTIN PËR PËRPARIMIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË VITIN 2010

Në dokumentin pritet që të theksohet se Maqedonia vazhdon me plotësimin e kritereve politike, por duhet të bëjë progres plotësues në lidhje me dialogun ndërmjet aktorëve politikë, reformave të institucioneve gjyqësore dhe administratës publike, luftës kundër korrupsionit, përmirësimit të mjedisit të biznesit dhe lirisë së shprehjes



E marte, 9 nëntor 2010

PËRFUNDON KRYESIA E MAQEDONISË E KOMITETIT TË MINISTRAVE TË KËSHILLIT TË EVROPËS

Në mbledhjen e nesërme të Komitetit të ministrave të Këshillit të Evropës në Strazbur, Republika e Maqedonisë do t'ia dorëzojë Republikës së Turqisë kryesinë me organin udhëheqës të organizatës më të vjetër pan-evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit

Click