E hënë, 28 nëntor 2011
PJESËMARRJA E KOMISIONIT PËR SHËNDETËSI NË KONFERENCËN E OSHB-SË
Komisioni për Shëndetësi i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të marrë pjesë në konferencën e Organizatës Shëndetësore Botërore, me temë "Bashkëpunimi ndërsektorial për shëndetësi dhe mirëqenie më të mirë", e cila mbahet sot dhe nesër në Jerusalem.
Si përfaqësues i Komisionit për Shëndetësi, në konferencën ndërkombëtare të OSHB-së do të marrë pjesë anëtari i Komisionit, z. Andrej Petrov.