E martë, 5 nëntor 2013
MBLEDHJA E SHTATËDHJETË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI
Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 70-të të mbajtur sot, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mjedis jetësor - leximi i parë.
Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm, z. Abdulaqim Ademi, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe znj. Jadranka Ivanova, e autorizuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Në arsyetimin e Propozim-ligjit, përfaqësuesi i Qeverisë theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin.
Pa diskutim, Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji, me 6 vota "pro", vlerësoi se Propozim-ligji është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.