E hënë, 18 nëntor 2013
MBLEDHJA E SHTATËDHJETEDYTË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI
Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 72-të të mbajtur sot, si trup punues amë, në lexim të parë, i shqyrtoi propozim-ligjet ne vijim:
- Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugë publike;
- Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor.
Ne mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm, z. Xhelal Bajrami, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Perfaqesuesi i Qeverisë theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin.
Komisioni, pa diskutim, njëzëri vlerësoi se Propozim-ligjet janë të pranueshme dhe se duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm.