Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E martë, 02 nëntor 2010

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovksi dhe delegacioni i kuvendit realizuan takimin e parë me kolegët e tij kanadez

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z.Trajko Veljanovski dhe delegacioni i Kuvendit realizuan takim me kolegët e tyre, anëtar të Komisionit për tregti të jashtme të Odës së përfaqësuesve të parlamentit të Kanadasë.

Deputetët Kanadeze shprehen dëshirë që të takohen me delegacionin e kuvendit me qëllim që të njihen me gjendjet dhe kushtet për investim në Republikën e Maqedonisë.

Në mbledhje e cila ishte e hapur për publikun, parlamentarët kanadezë treguan interes të madh duke parashtruar pyetje për nivelin e shkëmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve dhe mundësin e përparimit të njëjtës
Gjithashtu, anëtarët e Komisionit u interesuan dhe për gjendjen momentale dhe potencialet e burimeve të energjisë në Republikën e Maqedonisë.

Kryetari i njohu kolegët e tij se institucionet shtetërore janë të drejtuar drejt krijimit të klimës së volitshme afariste, nxitjen e konkurrencës, në bashkëpunimin ndërkombëtar tregtar dhe promovim të investimit.

Lidhur me vëllimin e shkëmbimit tregtar në Republikën e Maqedonisë dhe Kanadasë, ai konstatoi se në tre vitet e fundit e njëjta shënon rritje, ndërsa me deficit konstant  të palës maqedonase, me çka duhet t’i kushtohet vëmendje me qëllim ndryshimin pozitiv të gjendjes.

Shprehu bindjen se ajo do të arrihet me numër më të madh të prezantimeve dhe promovimeve të Republikës së Maqedonisë si destinacion i volitshëm për investim , vizita të biznesmenëve kanadez të Republikës së Maqedonisë, me qëllim bashkëpunim të drejtpërdrejtë  dhe kontakte ndërmjet biznes sektorit maqedonas dhe kanadez.

 
a

Na ndiqni në: