E enjte,25 nëntor 2010
MBLEDHJA E DYZETESHTATË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e djeshme të 47-të si trup i interesuar amë e shqyrtoi Raportin për përparimin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2010.
Në mbledhje, në cilësinë e përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë morri pjesë z. Perica Ivanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, si dhe z. Zhivko Brajkovski dhe znj.Svetllana Tomeska-Mickova, përfaqësues të së njëjtës ministri.
Zëvendësministri i Bujqësisë,Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave e arsyetoi Raportin e Komisionit për përparimin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2010, me theks të veçantë se në tre Kapitujt është notuar përparimi, çka nënkupton se Raporti i përgjithshëm është pozitiv.
Ai veçanërisht theksoi se është arritur përparim i kënaqshëm në sferën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, çka paraqet motiv që të vazhdohet me shpejtësi të njëjtë si do të arrihen qëllimet përfundimtare për eurointegrim të RM-së në Bashkimin Evropian si anëtare e saj e plotë.
Në Kapitullin për sigurim të ushqimit, politika veterinare dhe fitosanitare, përfaqësuesi i Qeverisë potencoi se është arritur përparim përkatës, veçanërisht lidhur me pyetjet e NASSR sistemit, te prodhuesit primar të ushqimit dhe në fund përfaqësuesi i Qeverisë e paraqiti pohimin se në Raport është bërë përparim i theksuar në peshkatari, edhe pse Republika e Maqedonisë nuk ka dalje në det, megjithatë bëhen përpjekje që të krijohen kushte për rritjen e kapaciteteve për prodhimin e peshkut , që është për komen pozitiv si përparim i përgjithshëm të segmentit në sferën e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Zotëri Ivanovski potencoi se nuk është e domosdoshme që t’i komentoj negativitetet e paraqitura të deklaruara në Raport nga shkaku se ai është proces i vazhdueshëm i përshtatjes së rregullativës ligjore me legjislacionin evropian që janë përfshirë në të gjitha sferat nga kapitujt e analizuar.
Pas kryerjes së debatit, Komisioni njëzëri e miratoi këtë Konkluzion:
- Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave e shqyrtoi raportin për përparimin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2010, me aksent në pjesën e bujqësisë , pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, me konstatimin se Raporti realisht e paraqet përparimin e Republikës së Maqedonisë në këtë sferë dhe i propozon Kuvendit të Republikës së Maqedonisë t’i shqyrtoj me propozimet e shprehura, sugjestionet dhe mendimet e shprehura në Mbledhjen e Komisionit.