E martë, 02 nëntor 2010
Mbledhja e Tetëdhjetetretë e Komisionit Për Financim Dhe Buxhet
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e djeshme të tetëdhjetetretë, si trup amë punues e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për eksproprijim (në procedurë të shkurtuar).
Arsyetim hyrës për propozimin-ligjin e parashtruar dha zëvendësministri i Financave, z. Nedim Ramizi. Ai theksoi se me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për eksproprijim, u ndryshua dispozita e nenit 20 të cilin e rregullon marrjen e posedimit të patundshmërisë së eksproprijuar nga ana e shfrytëzuesit të eksproprijimit dhe në vend të zgjidhjes së atëhershshme, patundshmërisë i eksproprijimit të arrij me posedim të patundshmërisë së eksproprijuar dhe në vend të zgjidhjes së deritanishme, shfrytëzuesi i eksproprijimit të merr posedimin e patundshmërisë së eksproprijuar me plotfuqishmërinë e aktvendimit për eksproprijim, është paraparë shfrytëzuesi i eksproprijimit të merr posedimin e patundshmërisë së eksproprijuar me përfundimin e aktvendimit për eksproprijim.
Gjykata kushtetuese e Republikës së Maqedonisë, përveç tjerash, e abrogoi dhe dispozitën e nenit 20 paragrafi 1 të Ligjit për eksproprijim, në pjesën ''përkatësisht me përfundimin e aktvendimit të nenit 17 paragrafi 4 të këtij ligji'',me çka u krijua sbrastirë juridike në dispozitën të cilën e rregullon marrjen e posedimit të patundshmërisë së eksproprijuar të shfrytëzuesi të eksproprijimit.
Nga ato shkaqe, ndryshimi dhe plotësimi i propozuar i Ligjit për eksproprijim është në drejtim në mënyrë normative të rregullohet çështja për arritjen me posedim të patundshmërisë së eksproprijuar të shfrytëzuesit të eksproprijimit pas hyrjes në fuqi të vendimit në Gjykatën Kushtetuese.
Qëllimi themelor i ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara të Ligjit për eksproprijim është që të rregullohet çështja e marrjes së posedimit të shfrytëzuesit të eksproprijimit me patundshmëri të eksproprijuar pas krijimit të vakumit juridik me vendimin e Gjykatës kushtetuese të Republikës së Maqedonisë.
Në shqyrtim, mendime të tyre, vërejte dhe sugjestione shprehen deputetët z. Marjanço Nikollov dhe z. Jovan Manasievski.
Komisioni me tetë vota’’për’’dhe tre’’kundër’’konkludoi se nuk janë të plotësuara kushtet për përgatitjen e Propozimit të plotësuar të Ligjit dhe i propozon Kuvendit ta shqyrtoj dhe miratoj ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për eksproprijim.