E enjte, 18 nëntor,viti 2010
Rezultatet e prezantuara nga anketa për punën e Kuvendit
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ishte kryer prezantimi i rezultateve nga anketa e bërë për punën e tij,në kuadër të projektit të fondit Vestminster për demokraci dhe për forcimin e kapaciteteve të Kuvendit, të zbatuar nga ana e Institutit për Demokraci„Societas Civilis“me qëllim që të maten perceptimi i qytetarëve për punë në Odën Ligjdhënëse Maqedonase.
Hulumtimi i mendimit publik është realizuar nëpërmjet anketës telefonike, në të cilën pjesëmarrës ishin 1105 të anketuar nga të gjitha rajonet në Republikën e Maqedonisë, në periudhën prej 11 deri më 16 nëntor të vitit 2010.
Në pyetësorin e standardizuar, nota mesatare e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë është 2,4%, që është ulje e vogël në krahasim me muajin janar të vitit 2010,që ishte 2,59. Efikasitetin e kuvendit maqedonas 41,6% nga të anketuarit e vlerësuan si pjesërisht efikas,kurse 55% konsiderojnë që ajo është e hapur për publikun. Kontrolli i Kuvendit mbi Qeverinë vlerësohet si e vogël, nga 54% të anketuarve, kurse 30% e vlerësuan si përkatëse.
Diçka më shumë nga gjysma e të anketuarve janë të njoftuar me punën e Kuvendit dhe atë më shumë nëpërmjet mediumeve - pothuajse 70%, pastaj nëpërmjet internetit -15,1%. Informatat e marra nga mediumet 53,8% konsiderohen se janë të mjaftueshme që të jenë në kohë me ndryshimet më të rëndësishme ligjore.
Kanalin e Kuvendit çdo dit e shikojnë 13,9%, rrallë e përcjellin 31,8%, kurse anjëher nuk e shikojnë 20,2% të anketuarve.
90,6 % të anketuarve e konsiderojnë që deputetët duhet ta rrisin iniciativën, për punën e tyre negative u shprehën 53,2%, gjysma konsiderojnë që nuk janë të kapshëm për takime me to, kurse 57% u shprehën që deputetët nga njësia zgjedhore e tyre nuk ngrenë iniciativë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për problemin e komunës së tyre. 49,2% e vlerësuan punën e kryetarit të Kuvendit si pozitive, përkundër 34% të cilët e mendojnë si negative.
Se Komisionet kanë rolë më të rëndësishëm në punën e Kuvendit në muajt e fundit mendojnë 55,5% të anketuarve, kurse 86,9% e konsiderojnë që Komisionet duhet të bëjnë mbikëqyrje mbi zbatimin e ligjeve nga ana e ministrive. Punën e tyre pjesërisht e përcjellin 48,3% të personave anketues, kurse 5% më pak nuk e përcjellin.
Përndryshe,ky hulumtim është pjesë nga hulumtimet e rregullta që i masin perceptimin e qytetarëve për punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, kurse projekti për përforcimin e kapaciteteve në Kuvend, që zbatohet nga ana e Vestminster, është përkrahur nga Ambasada Britanike në Republikën e Maqedonisë.