E mërkurë, 26 nëntor 2011

VENDOSJA E KURORËS ME LULE TË FRESKËTA

Me rastin e 110 vjetorit të lindjes së Emanuel Mane Çuçkov, nënkryetar i Presidiumit të KAÇKM-it, delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më 27 nëntor 2011 (e diel), në ora 11:00 do të vendosë kurorë me lule të freskëta në vendin ku prehen kolosët në varrezat e qytetit në Butel



E mërkurë, 16 nëntor 2011

PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT NË MBLEDHJEN E KOMISIONIT PËR OBLIGIMET DHE ANGAZHIMET E VENDEVE-ANËTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS

Shef i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Aleksandar Nikolloski dhe anëtari i Delegacionit z. Igor Ivanovski, më 17 nëntor 2011 në Paris, Francë, do të merr pjesë në mbledhjen e Komisionit për Obligimet dhe Angazhimet e vendeve-anëtare të Këshillit të Evropës (Komisioni Mbikëqyrës). 



E premte, 11 nëntor 2011

VENDOSJA E KURORAVE ME LULE TË FRESKËTA

Me rastin e 13 Nëntorit - Dita e çlirimit të Shkupit, delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, e udhëhequr nga znj.Suzana Saliu, nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe anëtarët z.Vlladimir Gjorcev, z.Rafet Muminoviq, znj.Tanja Tomiq dhe z.Safet Bishevac, do të vendosë kurorë me lule të freskëta.



E premte, 11 nëntor 2011, ora 12:00, Salla e Qeverisë

DHËNIA E DEKLARATËS SOLEMNE

Pas dhënies së deklaratës solemne, z.Trajko Veljanoski, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të japë deklaratë të shkurtër për mediumet.



E mërkurë, 9 nëntor 2011

PJESËMARRJA NË SESIONIN E VJESHTËS TË DIMENSIONIT PARLAMENTAR TË INICIATIVËS QENDRORE EVROPIANE (IQE)

Në punën e kësaj konference do të merr pjesë edhe shefja e Delegacionit të Kuvendit të IQE-së, znj.Vesna Bendevska, e cila do të mbajë fjalim me temë "Perspektivat dhe zhvillimi i Iniciativës qendrore evropiane".

Click