E premte, 2 nëntor 2012
BARAZIA GJINORE ËSHTË SEGMENT I RËNDËSISHËM NË PROCESIN E EUROINTEGRIMIT
Komisioni për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë realizoi takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, SH.T. Aivo Orav.
Ambasadori Orav u informua për aktivitetet e Komisionit, veçanërisht për numrin e madh të debateve publike në tema specifike lidhur me perspektivën gjinore.
Në këtë takim u theksua konstruktiviteti dhe inkluziviteti në punën, me përfshirje të rrethit të gjerë të aktorëve nga institucionet dhe sektori joqeveritar, me çka ndikohet për zvogëlimin e stereotipeve në shoqëri.
Në takimin u konkludua se barazia gjinore është segment i rëndësishëm në procesin e eurointegrimit të Republikës së Maqedonisë dhe se do të vazhdojë bashkëpunimi ndërmjet institucioneve lokale dhe ndërkombëtare në këtë aspekt.