E enjte, 1 nëntor 2012
TAKIMI I KOMISIONIT PËR MUNDËSI TË BARABARTA TË GRAVE DHE BURRAVE ME SH.T. AIVO ORAV
Përfaqësuesit e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të jenë prezentë në takimin e punës me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, SH.T. Aivo Orav.
Tema e diskutimit do të jetë "Barazia gjinore si segment i rëndësishëm në procesin e integrimit të Republikës së Maqedonisë".
Takimi do të mbahet më 2 nëntor 2012, (e premte), në ora 11 në zyrën e Delegacionit të Bashkimit Evropian.