E enjte, 11 nëntor 2021

Vendosja e luleve të freskëta

Me rastin e shënimit të armëpushimit të vitit 1918, më 12 nëntor 2021 (e premte), në manifestimet përkujtimore në Manastir dhe Prilep, Delegacionet e Kuvendit do të vendosin lule të freskëta:

E premte, 12 nentor 2021

Vendosja e luleve të freskëta

Me rastin e 13 Nëntorit - Ditës së Çlirimit të Qytetit të Shkupit, Delegacioni i Kuvendit i përbërë nga Marija Georgievska, Zhaklina Peshevska dhe Daniela Markovska, më 13 nëntor 2021 (e shtunë), do të vendosë kurora me lule të freskëta:

E shtunë, 13 nentor 2021

VENDOSJA E LULEVE TË FRESKËTA

Me rastin e 13 Nëntorit - Ditës së Çlirimit të Qytetit të Shkupit, Delegacioni i Kuvendit i përbërë nga Marija Georgievska, Zhaklina Peshevska dhe Daniela Markovska, vendosi kurora me lule të freskëta:

E hënë, 15 nëntor 2021

PRITJE ZYRTARE E KRYETARIT XHAFERI NË ABU DABI

Në kuadër të vizitës së parë zyrtare të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dhe Delegacionit në përbërje: Hysni Ismaili, kryetar i Grupit Parlamentar të Kuvendit për Bashkëpunim me vendet e Lindjes së Afërme dhe Gjirit Arabik, Darko Kaevski dhe Bedri Fazli, anëtarë, ishte organizuar pritje oficiale nga ana e SH.T.Z. Sakr-Al-Gobash, Kryetari i Këshillit Nacional Federal të Emirateve të Bashkuara Arabe.

E hënë, 15 nëntor 2021

Delegacioni i Kuvendit në Seminarin Ros-Rot të AP-së së NATO-s

Nga 15 deri më 17 nëntor 2021 në Beograd, Republika e Serbisë do të mbahet Seminari i 101 Ros-Rot i Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (AP e NATO-s) ku do të marrin pjesë deputetët: znj. Arta Bilalli-Zendeli, shefe e Delegacionit dhe z. Ilija Nikollovski, anëtar i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (AP e NATO-s).

Click