KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



PJESA E RREGULLORES QË KA TË BËJË ME PARAQITJEN E PROPOZIMEVE

Pjesë të nxjerra nga Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me të cilat rregullohet mënyra e paraqitjes së propozimeve nga qytetarët

5. Amendamente

Neni 165

Propozimi për ndryshimin ose plotësimin e propozimit të ligjit parashtrohet në formë të amendamentit .
Amendament mund të parashtrojë çdo deputet në Kuvend, trup punues, Qeveria dhe së paku 10.000 zgjedhës.
Amendamentet i parashtrohen Kryetarit të Kuvendit në formë me shkrim dhe patjetër duhet të jetë i arsyetuar dhe i verifikuar nga propozuesi.

Nëse amendamenti përmban dispozita me të cilat angazhohen mjete financiare, propozuesi i amendamentit është i obliguar në të njëjtën kohë t'i theksojë edhe burimet e mundshme për sigurimin e atyre mjeteve. 

Neni 166

Amendamenti parashtrohet më së voni pesë ditë para ditës së caktuar për mbajtje të mbledhjes në Kuvend.

Me përjashtim amendament mund të parashtrohet në fillim të debatit pas propozim-ligjit, nëse me atë bëhet harmonizimi i dispozitave në tekstin që është ndryshuar  për shkak të miratimit të mëparshëm të një ose më tepër amendamente.

Kur ligji miratohet në procedurë urgjente ose në mbledhje urgjente, amendamenti mund të parashtrohet deri në mbarimin e debatit.
Në procedurën për miratim të ligjit ku me afate të shkurtuara amendamentet mund të parashtrohen në periudhë prej 24 orësh para orës së caktuar për mbajtjen e mbledhjes ku do të diskutohet propozimi për miratimin e ligjit me propozim-ligj.

Parashtruesi i propozim-ligjit mund të parashtrojë amendamente deri në përmbylljen e diskutimit për propozim-ligjin.

Neni 167

Kryetari i Kuvendit  amendamentin menjëherë ia shpërndan deputetëve, propozuesit të ligjit dhe Qeverisë, kur ajo nuk është propozues i ligjit.

Kryetari i Kuvendit amendamentin e jep për mendim edhe në trupin punues kompetent dhe në Komisionin Juridiko-ligjvënës.

Neni 168

Për amendamentin mbahet diskutim.

Për amendament ka të drejtë të prononcohet propozuesi i ligjit dhe informuesi i  trupave punues që e ka shqyrtuar propozim-ligjin, në kohëzgjatje prej pesë minutash.

Qeveria mund të prononcohet për amendamentet edhe kur nuk është propozues.

Neni 169

Kuvendi do ta shtyjë debatin për amendamentit në rast kur propozuesi i ligjit atë e kërkon.

Neni 170

Për amendamentin merret vendimi para se të votohet për dispozitat e propozim-ligjit për të cilin ka të bëjë amendamenti.

Nëse për dispozitë të njëjtë nga propozuesi i ligjit janë parashtruar dy e më shumë amendamente të ndryshme, për amendamentet votohet sipas rendit me të cilin është paraqitur.

Nëse me ndonjë nga amendamentet propozohet shlyerje të dispozitës së veçantë nga propozim-ligji, së pari votohet për atë amendament dhe nëse amendamenti miratohet, nuk votohet për amendamentet tjera të atij neni.

Nëse amendamenti i propozim-ligjit përmban dispozita me të cilat ndryshohen parimet e përcaktuara në bazë të cilave mbështetet ligji ose nëse miratimi i amendamentit do të shkaktonte ndryshime më thelbësore të tekstit të propozim-ligjit, për amendamentin nuk mundet të vendoset në mbledhjen e Kuvendit nëse trupi punues kompetent dhe Komisioni Juridiko-ligjvënës nuk e kanë shqyrtuar dhe nuk kanë paraqitur raport për atë amendament.

Nëse amendamenti i propozim-ligjit përmban dispozita me të cilat angazhohen mjetet financiare, Kryetari i Kuvendit menjëherë iu shpërndan edhe trupave punues në fushëveprimin e të cilëve bëjnë pjesë çështjet e buxhetit dhe të financave që ta analizojnë ndikimin e amendamentit mbi mjetet me të cilat disponohet dhe burimet e mundshme për financim të zgjidhjeve të propozuara  dhe për këtë e njoftojnë Kuvendin.

Neni 171

Amendamenti miratohet me shumicën e votave të deputetëve të pranishëm dhe së paku me një të tretën e numrit të përgjithshëm të deputetëve, pavarësisht nga shumica e votave të nevojshme për miratimin e ligjit, e përcaktuar me Kushtetutë.

Amendamenti i parashtruesit të propozim-ligjit dhe amendamenti me të cilin ai është pajtuar, konsiderohet si pjesë përbërëse e propozim-ligjit.

a

Na ndiqni në:

Click