E premte 20 prill 2012, Varshavë, Poloni
KRYETARI VELJANOSKI NË KONFERENCË NË NIVEL TË KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE TË VENDEVE TË BE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, në kuadër të Konferencës e cila mbahet sot dhe nesër në Varshavë, Republika e Polonisë, merr pjesë në sesionin e parë - "Kriza e Bashkimit Evropian, çfarë të bëjmë?" në të cilin fjalim hyrës kishte kryetari i Qeverisë së Republikës së Polonisë, z. Donalld Task dhe kryetarja e Kuvendit të Portugalisë, znj. Marija da Asunçao Esteves. Në konferencën dyditore u mbajtën mbi 20 fjalime nga ana e kryetarëve të parlamenteve nga shtetet evropiane.
Lexo më shumë
E enjte, 19 prill 2012
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, Z. BAMIR TOPI

Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë vazhdimisht shënojnë progres, gjë që është në interes për të dy shtetet dhe qytetarët e tyre, si dhe për gjithë rajonin, theksoi kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski.
Lexo më shumë
E martë, 17 prill 2012
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME Z. PETR NEÇAS, KRYETAR I QEVERISË SË REPUBLIKËS ÇEKE

Në takimin të dy bashkëbiseduesit theksuan marrëdhëniet e zhvilluara miqësore bilaterale në të gjitha sferat. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, në veçanti theksoi politikën principiele të Republikës Çeke për Republikën e Maqedonisë dhe integrimin e saj euroatlantik.
Lexo më shumë
E premte 6 prill 2012
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KONGRESISTËT AMERIKAN

Kryetari i Kuvendit te Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, sot e mirëpriti delegacionin e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përbërje të kongresistëve: Dejvid Drajer, Dejvid Prajs, Xhim Mek Dermon, Erik Paullsen dhe Geri Konoli.
Lexo më shumë
E mërkurë, 4 prill 2012
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETAREN E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, ZNJ. JOZEFINA ÇOBA TOPALLI

"Marrëdhëniet e mira miqësore janë një nga prioritetet e politikës sonë të jashtme, ndërsa në këtë kornizë është edhe takimi dhe diskutimet tona të sotme", theksoi kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski
Lexo më shumë