E martë, 28 prill 2009, Komisioni për mbrojtje dhe siguri

MBLEDHJA E NËNTË E KOMISIONIT PËR MBROJTJE DHE SIGUR

Në Mbledhjen e nëntë Komisioni për mbrojtje dhe siguri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë si trup punues amë shqyrtoi Propozim-vendimin për dërgimin e një pjesëtari të Armatës së Republikës së Maqedonisë për të marrë pjesë në operacionin paqësor të Kombeve të Bashkuara në Liban.



E PREMTE, 24 PRILL 2009

TAKIM I KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË ME KOMISIONIN PËR POLITIKË TË JASHTME TË SENATIT TË REPUBLIKËS SË ÇEKISË

Kryetari i Komisionit për çështje evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Petar Pop Arsov me anëtarët sot u takua me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit për politikë të jashtme të Republikës së Çekisë.             



E PREMTE, 24 PRILL 2009

TAKIM I KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME I KUVEDNIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË ME KOMISIONIN PËR POLITIKA TË UE NË SENATIN E REPUBLIKËS SË ITALISË

Kryetarja e Komisionit për politikë të jashtme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Teuta Arifi me anëtarët sot u takua me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit për politika të UE-së në Senatin e Republikës së Italisë.



E mërkurë, 22 prill 2009, Komisioni për mbrojtje dhe siguri

MBLEDHJA E TETË E KOMISIONIT PËR MBROJTJE DHE SIGURI

Komisioni për mbrojtje dhe siguri në mbledhjen e tetë i shqyrtoi Propozim-ligjin për të drejtat e veçanta të pjesëmarrësve në operacionet paqësore dhe operacionet për mbrojtje kolektive jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë, dhe të anëtarëve të familjeve të tyre – Leximi I dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në komunikacion dhe rrugë.



E mërkurë, 22 prill 2009, Komisioni për çështje evropiane

U SHQYRTUA PROPOZIM-LIGJI PËR NDRYSHIM DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR SIGURI NË KOMUNIKACION

Komisioni për çështje evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë shqyrtoi në mbledhje Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësimin e Ligjit për siguri në komunikacion (Leximi I).



E martë, 14 prill 2009, Komisioni për çështje evropiane

U SHQYRTUAN PROPOZIM-LIGJET PËR MBROJTJE SOCIALE DHE PËR PYJET

Komisioni për çështje evropiane në leximin e parë e shqyrtoi Propozim-ligjin për mbrojtje sociale dhe Propozim-ligjin për pyjet, me çka njëzëri konstatoi se të njëjtat janë të pranueshme dhe i propozojë Kuvendit të jepet në lexim të mëtutjeshëm.



E premte, 10 prill 2009, Komisioni për punë dhe politikë sociale

U SHQYRTUA PROPOZIM-LIGJI PËR MBROJTJE SOCIALE

Në Mbledhjen e gjashtëmbëdhjetë të Komisionit për punë dhe politikë sociale u shqyrtuar Propozim-ligji për mbrojtje sociale – Leximi i parë. Me këtë ligj vendoset sistemi i mbrojtjes sociale të qytetarëve dhe mundësohet funksionimi i tyre, sigurimi i kushteve dhe masave për kryerjen të veprimtarisë sociale-mbrojtëse dhe zhvillimi i formave për vetëndihmë. Si formë e re e mbrojtjes jashtinstitucionale parashihet vendosja në një shtëpi të vogël grupore dhe jetesë të pavarur me përkrahje.



E mërkurë, 9 prill 2009

MBLEDHJE E KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME

Në rendin e ditë të Komisionit për politikë të jashtme, mes tjerash u shqyrtuan Propozim-ligjet për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në sferën e turizmit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Malit të Zi, për Ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për larjen, zbulimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e të ardhurave nga vepra ndëshkuese dhe financimi i terrorizmit, për Ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e shkollës rajonale për administratë publike (RESPA) dhe për Ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për luftë kundër tregtisë me njerëz.



E enjte, 9 prill 2009, Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive

U SHQYRTUA PROPOZIM-LIGJI PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR EVIDENCËN AMË

Në Mbledhjen e dhjetë, Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive i shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për evidencën amë (leximi i parë) dhe Raportin vjetor të Avokatit të Popullit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2008



E mërkurë, 8.4.2009, Mbledhje e Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit

RAPORT VJETOR PËR PUNËN E AVOKATIT TË POPULLIT PËR VITIN 2008

Komisioni i përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e shtatë e shqyrtoi Raportin vjetor për punën e Avokatit të Popullit për vitin 2008 dhe i propozoi Kuvendit që ta miratojë. Komisioni konsideron që Raporti është i punuar në mënyrë profesionale dhe komplet dhe i pranoi në tërësi rekomandimet e Avokatit të Popullit si një masë aktive për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme rreth realizimit të të drejtave dhe lirive të njeriut në Republikën e Maqedonisë. Në vitin 2008 Avokati i Popullit ka proceduar në gjithsej 3.170 parashtresa, që është më pak se vitet e kaluara 2.877 prej këtyre parashtresave kanë mbaruar, kurse 824 janë në proces. Numri më i madh i parashtresave janë parashtruar në sferën e jurisprudencës.

Click