E mërkurë, 28 prill 2010
KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË TRAJKO VELJANOSKI REALIZOI TAKIM ME KRYETARIN E KONGRESIT POPULLOR TË KINËS VU BANGUO

Në kuadër të vizitës në Republikën Popullore të Kinës të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga Kryetari Trajko Veljanoski, në përbërje të të cilit janë deputetët Sillvana Boneva, Cvetanka Ivanova dhe Xhevat Ademi, sot në Pekin, në ndërtesën e Kongresit Popullor i Kinës u realizua takim me kryetarin e Kongresit Popullor të Kinës Vu Banguo, që njëherit paraqet takimin e parë në nivel të kryetarëve të parlamenteve të dy vendeve.
Lexo më shumë
E hënë, 26 prill 2010
DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË I UDHËHEQUR NGA KRYETARI TRAJKO VELJANOSKI SOT SHKOI NË VIZITË NË REPUBLIKËN POPULLORE TË KINËS
Gjatë vizitës, Kryetari i Kuvendit, Veljanoski dhe anëtarët e delegacionit të Kuvendit do të realizojnë takim me kryetarin e Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor të Republikës Popullore të Kinës, Vu Bankou, që paraqet takim të parë të kryetarëve të parlamenteve ndërmjet dy shteteve, si dhe takim me kryetarin dhe anëtarët e grupit parlamentar për bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Popullore të Kinës
Lexo më shumë
E mërkurë, 14 prill 2010
KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, TRAJKO VELJANOSKI, U TAKUA ME PRESIDENTIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, SH. T. BAMIR TOPI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski, sot realizoi takim me Kryetarin e Republikës së Shqipërisë, SH. T. Bamir Topi. Në takimin, Kryetari Veljanoski e potencoi nivelin e lartë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve, si dhe bashkëpunimin intensiv parlamentar i cili është në rritje të vazhdueshme pozitive dhe shprehu besimin se kjo dinamikë e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe në të ardhmen, e theksoi rëndësinë e reformave të cilat i realizojmë si shtet dhe rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë dhe, siç theksoi, Kryetari Veljanoski rëndësi të veçantë për vendet fqinje të rajonit paraqet integrimi i plotë në NATO dhe UE.
Lexo më shumë
E martë, 13 prill 2010
KRYETARI I KUVENDIT, Z. TRAJKO VELJANOSKI, E PRANOI SEKRETARIN E PËRGJITHSHËM TË KËSHILLIT EVROPIAN, Z. TORNBJORN JAGLAND

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, sot e pranoi sekretarin gjeneral të Këshillit Evropian, z. Tornbjorn Jagland. Në takimin, Kryetari Veljanoski theksoi se Republika e Maqedonisë dhe të gjitha institucionet e saj vazhdojnë me reformat të cilat janë të nevojshme për anëtarësimin tonë në Unionin Evropian dhe institucionet evropiane.
Lexo më shumë
E premte, 9 prill 2010
KRYETARI I KUVENDIT VELANOVSKI PRANOI DELEGACIONIN E KËSHILLIT REPUBLIKAN PËR SIGURI NË KOMUNIKACIONIN RRUGOR TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Në takimin, kryetari i Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, z. Nikolla Angellovski, Kryetarit të Kuvendit, z. Trajko Veljanoski i ndau Plaketë në shenjë të bashkëpunimit dhe meritave të veçanta në avancimin e punës së Këshillit Republikan dhe, në përgjithësi, përforcimin e sigurisë në komunikacionin rrugor.
Lexo më shumë