E martë, 9 prill 2013
MBLEDHJA E NJËZETEGJASHTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të 26-të, si trup punues amë, në lexim të parë, shqyrtoi:
1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për plehra;
2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhime për mbrojtjen e bimëve;
3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për material faror dhe të mbëltuar për bimë bujqësore;
4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetin e bimëve;
5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin Ligjit për gjueti;
6. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural.
Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z. Zoran Konjanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Përfaqësuesi i Qeverisë e theksoi nevojën për miratimin e ligjeve, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me to.
Komisioni me 6 vota "pro" dhe 1 votë "i përmbajtur" miratoi konkluzion identik për të gjitha Propozim-ligjet.
- Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave shqyrtoi Propozim-ligjet, në aspekt të nevojës për miratimin e ligjeve, parimet mbi të cilat bazohen ligjet, marrëdhëniet themelore që rregullohen me ligjet dhe mënyra në të cilën propozohet rregullimi i tyre, dhe në pajtim me nenin 142, paragrafi 1 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, vlerësoi se Propozim-ligjet janë të pranueshme dhe se duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm.