E enjte, 18 prill 2013
MBLEDHJA E PESËDHJETENËNTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të 59-të, në lexim të dytë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për masa doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe Propozim-ligjin për marrjen e shoqërive aksionare.
Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për masa doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, Komisioni shqyrtoi tre amendamente të parashtruara nga deputetët Marjanço Nikollov dhe Mile Andonov.
Amendamentet i arsyetoi deputeti Marjanço Nikollov. Përfaqësuesi i Qeverisë nuk u pajtua me amendamentet e parashtruara, e të cilat nuk u miratuan nga ana e Komisionit dhe Propozim-ligjin komisioni e përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvend.
Lidhur me Propozim-ligjin për marrjen e shoqërive aksionare, Komisioni diskutoi për amendamente te parashtruara nga propozues të autorizuar. Komisioni miratoi tre amendamente nga deputetja Vlladanka Aviroviq, ndërsa nuk u miratua një amendament i parashtruar nga deputetët Marjanço Nikollov dhe Mile Andonov.
Komisioni për Financim dhe Buxhet edhe këtë Propozim-ligj e përcolli në procedurë të mëtutjeshme.