E mërkurë, 17 prill 2013
MBLEDHJA E PESËDHJETETRETË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKONOLOGJI
Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e pesëdhjetetretë, të mbajtur sot, si trup punues amë, në lexim të dytë, e shqyrtoi:
- Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë;
Në mbledhjen e komisionit në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishte i pranishëm, z.Xhelal Bajrami, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Kryetari i Komisionit, z.Rexhail Ismaili, i njoftoi deputetët se për këtë Propozim-ligj në pajtim me afatin përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk janë parashtruar amendamente nga propozues të autorizuar.
Komisioni pa diskutim konkludoi që Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë, leximi i dytë, të përcillet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.