E mërkurë, 18 prill 2012
SEANCA PLENARE E PARLAMENTIT EVROPIAN
Kryetari i Parlamentit Evropian, z. Martin Shullc, dje e hapi seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strazburg, e cila do të zgjasë deri më 20 prill. Z. Martin Shullc u dëshiroi mirëseardhje dymbëdhjetë eurodeputetëve mbikëqyrës nga Kroacia, si hyrje për aderimin zyrtar të këtij vendi ballkanik në Bashkimin Evropian më 1 korrik të vitit 2013.
Në këtë seancë, eurodeputetët do të diskutojnë për mjetet për ta luftuar krizën ekonomike, veçanërisht në eurozonën.
Eurodeputetët, së bashku me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të BE-së, znj. Ketrin Eshton, do të diskutojnë për zhvillimin në Siri, Mali dhe Mjanmar, si dhe për strategjinë e BE-së për Detin e Zi.
Në agjendën ditore do të përfshihen edhe të drejtat e njeriut, si dhe marrëveshja e re për të drejtat lidhur me punësimin dhe vendet e punës në kuadër të BE-së, ndërsa do të diskutohet edhe për modernizimin e arsimit të lartë.