E martë, 23 prill 2013
DEPUTETI REXHAIL ISMAILI NË SEMINAR NË MAL TË ZI
Me ftesë të Institutit Demokratik Nacional (NDI), kryetari i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, z.Rexhail Ismaili, do të marrë pjesë në Seminar me temë: Tejkalimi i sfidave për mbikëqyrje të cilën e kryejnë komisionet parlamentare. Seminari do të mbahet nga 24 deri më 26 prill 2013 në Beçiq, Mal të Zi.
Lexo më shumë
E hënë, 22 prill 2013
PJESËMARRJA NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS
Sesioni i rregullt pranveror i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të mbahet nga 22 deri më 26 prill në Strazburg, Francë. Në sesionin do të marrë pjesë delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje me shefin e delegacionit z.Aleksandar Nikollovski, dhe anëtarët znj.Ermira Mehmeti Devaja dhe z.Imer Aliu.
Lexo më shumë
E hënë, 22 prill 2013
NËNKRYETARJA, ZNJ.SUZANA SALIU DO TË MERR PJESË NË SEMINARIN PËR POLITIKË NACIONALE TË SIGURISË
Me ftesë të Qendrës Evropiane për Studime të Sigurisë " Xhorxh C. Marshall", në bashkëpunim me ambasadën e SHBA-së në Shkup, Maqedonia, nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj.Suzana Saliu dhe deputetët: Marjanço Nikollov, Toni Trajanovski, Ivon Veliçkovski, Cvetanka Ivanova, Marija Rashkovska, Orhan Ibraimi, Safet Bishevac, Tanja Tomiq, Dimitar Stevananxhija, Kosana Nikoliq Mazneva dhe Vjollca Mehmeti-Nuredini do të marrin pjesë në Seminarin për Politikë Nacionale të Sigurimit i dedikuar për deputetë, i cili do të mbahet nga 23 deri 26 prill 2013, në Garmish-Partnekirhen, Gjermani.
Lexo më shumë
E mërkurë, 10 prill 2013
DELEGACIONI I KUVENDIT NË SEMINAR PARLAMENTAR NË BRUKSEL
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje me: znj.Vlladanka Aviroviq, kryetare e Komisionit për Çështje Ekonomike, z.Marjanço Nikollov, kryetar i Komisionit për Financim dhe Buxhet dhe z.Hajrulla Misini, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, do të jetë i pranishëm në seminarin parlamentar, i cili do të mbahet më 12 prill në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës
Lexo më shumë