E martë, 24 prill 2012
MBLEDHJA E PESËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e djeshme të 15-të, shqyrtoi:
- Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë për ekstradim;
- Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kroacisë për ekstradim.
Në mbledhjen në cilësi të përfaqësuesit të Qeverise së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z. Goran Stevçevski, këshilltar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, i cili e arsyetoi nevojën për miratimin e ligjeve.
Komisioni me 8 vota "për" për Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë për ekstradim dhe 12 vota "për" për Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kroacisë për ekstradim, konkludoi t'i propozojë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë t'i shqyrtojë dhe miratojë Propozim-ligjet.
Propozim-ligjet komisioni i sheh si trup i interesuar punues.