E enjte, 23 prill, Strasburg
EURODEPUTETËT PËR BOTË PA ARMË BËRTHAMORE

Prania gjithnjë e më e madhe e armëve për asgjësim masiv paraqet një ndër kërcënimet më serioze për stabilitetin ndërkombëtar dhe sigurinë, mendojnë deputetët e Komisionit për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian.
Brengosja e tyre është edhe më e madhe nga vendosmëria e Koresë së Jugut për realizimin e eksperimenteve nukleare, qëllimin e Iranit për zhvillimin e programit më të mirë për pasurimin e uraniumit, si dhe planet e disa shteteve, posaçërisht të Lindjes së Afërt, për zhvillimin e programeve për energji nukleare për qëllime civile.
Njëkohësisht, si sinjale pozitive llogariten iniciativat e Qeverisë britanike dhe franceze për zvogëlimin e arsenalit nuklear, si dhe përkushtimi i Presidentit amerikan Barak Obama se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të përpiqen për botë pa armë nukleare.