E mërkurë, më 22 prill 2009, Strasburg
SEANCA PLENARE E PARLAMENTIT EVROPIAN

Prej 21 deri më 24 prill në Strasburg u mbajt Seanca plenare e Parlamentit Evropian, e cila filloi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit katastrofal në Itali.
Liberalizimi I tregut të gazit dhe energjisë elektrike në Evropë dhe një mbrojtje më e mirë e konsumatorëve, janë vetëm një nga temat për të cilat debatuan eurodeputetët.
Një nga komponentët bazë të legjislacionit të ri është ndarja e prodhimit dhe dërgimit të energjisë elektrike dhe gazit natyror nga eksploatimi i rrjetit të përçimit.
Konsumatorët do të mund të ndërrojnë dërguesin e tyre të gazit ose energjisë elektrike brenda tri javësh dhe pa taksa plotësuese.
U propozua themelim i një trupi të pavarur, i cili do të merret me ankesat e konsumatorëve dhe që do të autorizohet për ndërmjetësim gjatë marrëveshjeve jashtëgjyqësore.
Me 645 vota “për”, 22 “kundër” dhe 9 “të përmbajtur”, eurodeputetët votuan ulje të çmimeve të telefonisë mobile në roaming.
Prej 1 qershori 2009, çmimet maksimale pa TVSH do të jenë 0.43 euro në një minutë për thirrje dalëse dhe 0.19 euro në minutë për thirrje pranuese. Çmimi maksimal I MSM në roaming do të jetë 0.11 euro pa TVSH.
Eurodeputetët do debatojnë edhe për një numër të propozim-ligjeve nga fusha e transportit. Këshilli për transport do të paraqesë Plan aksioni për lëvizje urbane, i cili i përfshin problemet me ndërprerjet në komunikacionit dhe papastërtisë në hapësirat urbane.
Pakoja e Ligjit për komunikacionin rrugor parasheh uljen e numrit të mjeteve gjysmë të zbrazëta në rrugë, vazhdimin e kohëzgjatjes maksimale të kohës së punës së vozitësve të kamionëve dhe autobusëve, por edhe mbikëqyrje të rreptë mbi transportuesit.
Parlamenti Evropian do të votojë edhe Buxhetin vjetor të Këshillit të Evropës, por do të vërtetojë edhe si janë harxhuar paratë nga tatimi i paguar në vitin 2007. Qëllimi është që të kontrollohet menaxhimi i drejtë me bu