KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E mërkurë, 29 prill 2009, Strasburg

 U MIRATUA RAPORTI ME REKOMANDIME PËR MAQEDONINË

Lui Maria de Puç, si kryetare e Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës, në mbledhjen plenare shprehu kënaqësi për mënyrën se si janë realizuar zgjedhjet presidenciale në Maqedoni. “Dua ti uroj Maqedonisë për mënyrën se si u organizuan zgjedhjet dhe i dëshiroj të vazhdojë me përsosjen e demokracisë”, deklaroi De Puç.

Senatori francez, Zhan Kllod Frekon në emër të delegacionit të Francës i shprehu përkrahje të fuqishme Maqedonisë, duke theksuar se mbajtja e zgjedhjeve demokratike është lajm i shkëlqyeshëm.

“Maqedonia na dërgoi mesazh se dëshiron të integrohet në familjen evropiane”, deklaroi Frekon.

Deputeti Andrej Zhernovski, zëvendës-anëtar i Delegacionit të Kuvendit Parlamentar të Republikës së Maqedonisë në Këshillin e Evropës, theksoi gjatë debatit se zgjedhjet e paradokohshme presidenciale dhe lokale “e treguan shkallën e pjekurisë demokratike të shoqërisë maqedonase dhe aftësisë për të organizuar zgjedhje demokratike, falë institucioneve të veta”.

Zhernovski theksoi se duhet të mbyllet procesi i dialogut post-monitorues me Republikën e Maqedonisë, që nënkupton se vendi i ka përmbushur kriteret e Kopenhagës.

 

a

Na ndiqni në:

Click