KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E premte, 3.4. 2009, Bruksel

 

U MIRATUA REZOLUTA ,, VETËDIJA EVROPIANE DHE TOTALITARIZMI”

 

Me 553 vota “për”, 44 “kundër” dhe 33 “të përmbajtur” Parlamenti Evropian e miratoi Rezolutën ‘’Vetëdija evropiane dhe totalitarizmi”. Eurodeputetët i i nderuan të gjitha viktimat e regjimeve totalitare dhe autoritare në Evropë dhe ftuan për hapjen e arkivave të të gjitha anëtareve tjera. Parlamenti nënvizoi që është e një rëndësie të veçantë të mbahen të gjalla kujtimet e së kaluarës tragjike të Kontinentit të vjetër, që t’u shprehet respekt viktimave, të dënohen ekzekutorët dhe të përgatitet tereni për paqësim.

 

Sipas kësaj, Evropa nuk do të jetë e bashkuar nëse nuk ka sukses që të ketë një pasqyrë të përgjithshme të historisë së vet nëse nuk i pranon: komunizmin, fashizmin dhe nazizmin si trashëgimi të veten, si dhe të fillojë debat për të gjitha shkeljet e totalitarizmit gjatë shekullit të kaluar.

Kjo Rezolutë shpreh keqardhje meqë edhe pas 20 viteve të qeverisjes së diktaturave komuniste në Evropën Qendrore dhe Lindore, qasja deri te dokumentet me karakter personal ose për qëllimet e hulumtimeve shkencore në disa vende-anëtare është akoma e kufizuar.

 

Për këto arsye, anëtarët e PE ftojnë për hapjen e arkivave në të gjitha vendet-anëtare duke përfshirë edhe shërbimet e mëparshme të sigurisë, policisë sekrete dhe agjencive të zbulimit, me atë që duhet garantuar që ky proces nuk do të keqpërdoret për qëllime politike.

 

Parlamenti Evropian do që të formohet Platformë për kujtesë dhe vetëdije evropiane e cila do të përkrahë bashkëpunimin ndërmjet instituteve nacionale për hulumtim në fushën e regjimeve totalitare, si dhe qendrës panevropiane për dokumentim ose memorial për viktimat e gjithë regjimeve totalitare.

 

 Eurodeputetët kërkojnë që 23 gushti të shpallet si Ditë kujtimi për viktimat e gjithë regjimeve totalitare dhe autoritare në gjithë Evropën.  


 

a

Na ndiqni në:

Click