E mërkurë, 07 prill 2010
DEBAT PUBLIK ME TEMËN: ‘’DREJT INTEGRIMIT MË TË SHPEJTË DHE PËRFSHIRJES SË ROMËVE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË’’


Me rastin e ditës ndërkombëtare të romëve 08 Prill, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u mbajt debat publik me temën: ‘’Drejt integrimit më të shpejtë dhe përfshirjes së romëve në Republikën e Maqedonisë’’, të cilën e hapi Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski.
Në debatin publik morën pjesë dhe patën fjalime të tyre zëvendëskryeministri për eurointegrime, z. Vasko Naumovski, zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Abdylaqim Ademi, zëvendësambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Tomas Navratill, shefi i Misionit të OBSE-së në Shkup, z. Hoze Luis Herero, përfaqësuesi i UNDP-së në Republikën e Maqedonisë, znj. Deirdre Bojd, drejtoresha ekzekutive e BNJVL-së, znj. Dushica Perishiq dhe deputeti z. Amdi Bajram.
Në debatin publik, mes tjerash, u theksua se romët janë pakicë më e madhe në Evropë, ndërsa Republika e Maqedonisë është lider në lidhje me të drejtat e romëve, por se ka ende mjaft për t'u bërë.
Qëllimi është që Dekada e Romëve të mundësojë jetesë më të mirë të romëve.