E mërkurë, 7 prill 2010
REPUBLIKA E TURQISË ËSHTË PËRKRAHËSE E FORTË E MAQEDONISË NË PROCESIN EUROINTEGRUES
Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Petar Pop Arsov, së bashku me anëtarët: z. Hajrulla Misini, znj. Sllavica Gërkovska-Loshkova, z. Pançe Dimeski, zsh. Hristina Runçeva, z. Vanço Kocev, z. Mile Paçemski, z. Igor Ivanovski dhe z. Andrej Zhernovski, sot realizuan takim me Delegacionin e Komisionit për Harmonizim me Unionin Evropian të Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë.
Në përbërjen e Delegacionit të Komisionit për Harmonizim me Unionin Evropian të Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë, të udhëhequr nga nënkryetari z. Jusuf Zija Irbeç, ishin edhe anëtarët e Komisionit, z. Burhan Kajaturk, z. Mustafa Ozturk, z. Osman Xhoshkunogllu dhe z. Kenan Tanrikulu
Kryetari i Komisionit, z. Petar Pop Arsov, i njoftoi mysafirët me punën dhe kompetencat e Komisionit, dhe njëherit shprehu falënderim për përkrahjen e përgjithshme të vazhdueshme, të cilën Republika e Turqisë ia jep Republikës së Maqedonisë në çdo fushë.
Nënkryetari, z. Jusuf Zija Irbeç, potencoi se Republika e Turqisë angazhohet për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO dhe për njohjen me emirin e saj kushtetues. Njëherit, Republika e Turqisë është mik i rëndësishëm dhe historik, i cili bashkë me Maqedoninë, lufton për sigurimin e paqes në rajon.
Të pranishmit shprehën besimin se në të ardhmen do të vazhdohet të punohet në thellimin e bashkëpunimit tregtar dhe kulturor ndërmjet dy vendeve, zhvillimin e turizmit historik, me qëllim të tërheqjes së një numri më të madh të investimeve të huaja dhe ndërtimin e marrëdhënieve të ndërsjella.