E enjte, 23 Prill 2009
TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË Z. TRAJKO VELJANOVSKI ME KRYETARIN E PORSAZGJEDHUR TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË Z. GJORGJE IVANOV

Kryetari i Kuvendit z.Trajko Veljanovski sot realizoi një takim me Kryetarin e porsazgjedhur të Republikës së Maqedonisë, z.Gjorgje Ivanov. Në takim vëmendje e veçantë iu kushtua thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve më të larta në shtet. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanovski dhe Kryetari Gjorgje Ivanov theksuan se ky thellim i bashkëpunimit është i nevojshëm për shkak të funksionimit më efikas të të gjitha institucioneve, duke i respektuar kompetencat kushtetuese dhe ligjore gjithsesi.
Vetëm kështu Republika e Maqedonisë do të vërtetohet para opinionit të vendit dhe ndërkombëtar si një shtet në të cilin institucionet e tij respektojnë sundimin e ligjit, dhe njëkohësisht krijojnë ambient për zhvillim të mëtejshëm të demokracisë parlamentare, theksoi në takim Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanovski.
Në takim, Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski e paraqiti edhe rrjedhën e paraparë të seancës solemne të Kuvendit të caktuar për 12 maj në ora 12:00, në të cilën kryetari i sapozgjedhur Gjorgji Ivanov do të japë deklaratë solemne, me çka edhe formalisht e merr funksionin e Kryetarit të Republikës së Maqedonisë.