E enjte, 14 prill 2011
PARLAMENTI EVROPIAN ANGAZHOHET PËR PERSPEKTIVË EVROPIANE TË BALLKANIT PERËNDIMOR
“Evropa duhet të jetë e hapur për zgjerim, ndërsa vendet e rajonit duhet ta kryejnë detyrën e tyre të shtëpisë”, theksoi Kryeministri i Hungarisë, Z. Viktor Orban, në Takimin e përbashkët parlamentar në Bruksel me temë "Ballkani Perëndimor – drejtë një Evrope më të integruar”.
Kryetari i Komisionit Evropian, Z. Zhoze Manuel Baroso, gjithashtu, u pajtua se Evropa e sheh Ballkanin Perëndimor si pjesë të familjes evropiane.
Në hapjen e mbrëmshme të seancës dyditore, Kryetari i Parlamentit Evropian, Z. Jerzhi Buzek, theksoi se Parlamenti Evropian angazhohet fortë për perspektivë evropiane të këtyre vendeve.
Kryetari i Parlamentit të Hungarisë dhe njëherazi bashkëkryetari i seancës, Z. Llasllo Kover, potencoi se mbrojtja e kulturave lokale dhe bashkëjetesa paqësore janë forca të Evropës.
Në debatin për zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjithashtu, u kyçën edhe Kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Z. Lluka Bebiq si dhe udhëheqësja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Znj. Sonja Biserko.